Kryeqyteti i Kosovës është duke pasur probleme me hedhjen vend e pa vend të mbeturinave.
Një gjë e tillë vërehet edhe te lokalet e qendrës tregtare të njohura si “Lokalet e Lesnës” në rrugën Pal Paluci, përballë Fakultetit Filologjik.
Në fotografitë e dërguara nga lexuesit në redaksinë e Indeksonline shihet gjendja e tmerrshme e këtyre lokaleve, që po konsiderohen si “deponi” për qytetarët.

Përveç mbeturinave, banorët po ankohen se aty kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza, duke kundërmuar erë të rëndë.
