Tregu mbushet me 100 euro false

Paratë false kanë pushtuar tregun në Kosovë. Ka më shumë se një javë që rastet janë shtuar në masë të madhe.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste ku janë lajmëruar paratë false.

Sipas policisë, dy raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe në të dyja rastet kartëmonedhat prej 100 eurove kanë dalë të jenë të falsifikuara.

Ndërsa edhe dy raste tjera kanë ndodhur në Ferizaj. Po ashtu edhe në këtë qytet, dy kartëmonedha prej 100 eurove kanë dalë të jenë të falsifikuara.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Klinë, ku ankuesi ka raportuar policinë se një klient kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia është duke i hetuar të gjitha rastet.