Britney Spears duket se e akuzoi Justin Timberlake se e ka përdorur atë për famë dhe vëmendje në një postim të fshirë tashmë nga Instagrami.
Ylli i muzikës pop është duke e shijuar lirinë e saj dhe tani është kthyer tek njerëzit që i kanë bërë keq.
Biondja ka postuar një video në rrjete sociale, ku shihej me një fustan të gjatë me ngjyrë kafe të përzier me të zezë.
Videoja ishte e thjeshtë, por me mbishkrim kishte goditur shumë njerëz që kanë qenë të pranishëm në jetën e saj.
“Kam pasur një telefonatë nga Jezusi mbrëmë dhe a e dini se çfarë tha ai?… I dashur fëmijë… nëna jote po merrej me librin e saj pikërisht në kohën kur të kishe nevojë më shumë për të… gjithçka për çfarë? Famë dhe vëmendje? Ish-partneri juaj bëri të njëjtën gjë…ai po merrej me albumin e tij derisa po përdorte emrin tuaj”, tha ajo.
Edhe pse Spears nuk përmendi ndonjë emër, i vetmi ish-i dashur i saj që publikoi një album ishte Justin, të quajtur “Justified”.
Timberlake ka thënë në të kaluarën se kënga e dytë e albumit, “Cry Me A River”, kishte të bënte me ndarjen e tyre.
Ish-bashkëshorti i Britney, Kevin Federline publikoi albumin e tij të parë, “Playing With Fire”, ndërsa të dy ishin ende bashkë.
Justin dhe Britney kanë qenë të lidhur nga 1999 deri në 2002.
Ajo tani është në një romancë dashurie me Sam Asgharin.