Sonte pas mesnate ndërrohet ora

Tashmë është bërë zakon që në fundjavën e fundit të marsit e tetorit të ndërrohet ora.

Andaj në orët e para të së dielës akrepat do të zhvendosen një orë përpara, nga ora 2:00 në ora 3:00, që i bie se do të keni mundësi të flini më pak por edhe ta shijoni ditën më gjatë.

Orët ndryshojnë në mënyrë që të shfrytëzohet sa më mirë drita natyrore derisa toka rrotullohet rreth diellit, duke ndryshuar ekspozimin e saj.

Në dimër, kur është më errësirë, koha kthehet me një orë prapa, që do të thotë një orë shtesë në shtrat. Megjithatë, gjatë verës, orët që shkojnë përpara një orë, duke bërë dita të jetë më e gjatë.

Në vitin 1895, shkencëtari George Hudson i Zelandws sw Re sugjeroi qw tw zgjatej dita. Duke ndryshuar orën me dy orë, shkencëtari shpresonte se ai do të ishte në gjendje të kalonte më shumë kohë jashtë në mbrëmje duke kërkuar për insekte.

Pastah britanik i quajtur William Willett, i mbështetur nga Winston Churchill, sugjeroi idenë për të shfrytëzuar sa më shumë dritën natyrore. Ai donte më shumë kohë për të shijuar jashtë në mbrëmje dhe i tha qeverisë britanike se londinezët po humbnin shumë nga drita e verës duke fjetur.

Qeveria britanike nuk e dëgjoi dhe ideja e tij u refuzua, përcjell Klankosova.tv

Ideja lindi përsëri menjëherë pas vdekjes së tij, ndërsa vendet u përpoqën të reduktonin kërkesën e tyre për qymyr në Luftën e Parë Botërore duke fituar më shumë orë të ditës.

Gjermanët vendosën ta provonin atë në vitin 1916 për të lejuar më shumë dritë ndërsa ata punonin. Ideja u përhap shpejt në vende të tjera evropiane, si dhe në Rusi dhe Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, pas luftës, shumë qarqe e braktisën idenë, por tradita vazhdoi në Irlandë, pjesë të Evropës, Kanada dhe ShBA.

Më 26 mars 2019, Parlamenti Evropian votoi në favor të heqjes së orës së diellit përgjithmonë nga viti 2021. Pjesa më e madhe e këtij vendimi u bazua në një sondazh në mbarë BE-në, ku shumica dërrmuese e të anketuarve treguan se do të preferonin të anulonin procesin.