Ka tash e sa ditë që në mediat rozë qarkullon lajmi për një ndarje të mundshme mes aktores Adriana Matoshi dhe ish-futbollistit afrikano-belg Keith Groeneveld.
Dyshimet e shtuan ngase dyshja e larguan njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale dhe mesa duket zërat për ndarjen e tyre kanë qenë të vërtetë.
Ka qenë vet afrikano-belgi, ai i cili në një prononcim për Prive, ka konfirmuar lajmin e ndarjes.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë”, tha ai.
Po pavarësisht ndarjes së rrugëve, Keith shton se ruan respekt të ndërsjellë për Adrianën, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës duhet të jenë krenarë që përfaqësohen nga një grua si ajo në ulësen e Kuvendit të Kosovës.
“Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”, ka thënë ish-futbollisti.
Adriana dhe Keith përndryshe filluan lidhjen e tyre në pranverën e vitit 2020, por ajo u bë e ditur për publikun e gjerë tek në muajin tetor të atij viti.