Një rast i tmerrshëm i dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Prapaqan të Deçanit.
- Atje një burrë ka therur me thikë vajzën e tij.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës të cilët kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur pas një “mosmarrëveshje”.
I dyshuari ka përfunduar në pranga.
“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, ka thënë Gashi.