Futbolli i Kosovës, saktësisht Federata e Futbollit po përballet me një situatë aspak të mirë, kjo për shkak se jemi në ditët e fundit kur edhe do të zgjidhët kryetari i FFK-së, shkruan Demokracia.com.
Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri janë të konfirmuar si kandidatë, por zyrtarizimi i tyre do të bëhet tek ditën e hënë kur Komisioni do të bëjë verifikimin e nën shkrimeve të deponuara në FFK nga këta dy kandidatë.
Megjithatë, së fundmi duket se shumë grupe janë përfshirë në këtë situata dhe gazetari i njohur Andin Lokaj ka paralajmëruar se UEFA mund të suspendojë pasi është politika ajo që po përzihet në FFK.
“Nuk e di pse jam zgjuar në këto momente, por e kam një parandjenjë të keqe që nëse vazhdon kjo situatë me futbollin kosovar, UEFA do të na suspendoj për një cikël prej 2 deri në 4 vjet.
POLITIKA AUT”, ka shkruar Lokaj.
Demokracia.com, mëson se në javët e ardhshme në Kosovë mund edhe të zbarkojë numri një i UEFA-s Aleksandër Ceferin i cili do nga afër ta shoh gjendjen këtu.
Të kujtojmë ai ndërhyri edhe në Shqipëri kur politika vendosi të përzihet mes kandidaturës së Armand Dukës dhe disa kandidatëve të tjerë. Pas takimit që Ceferin kishte me Edi Ramën, gjërat sikur u bën të qarta dhe Kuvendi vazhdoi punën i qetë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Faton Zylbehari për Demokraca.com ka thënë se ishte UEFA që ia dërgoi një letër këtij vendi ku i bëri të qartë që politika të largohet nga futbolli, ndryshe nuk do të merrin pjesë në asnjë kompeticion ndërkombëtare. Zylbehari ka thënë se edhe në Kosovë mund të ndodhë e njëjta gjë pasi edhe tek ju politika sikur ka nis t’i futë duart tek Federata.