Kjo është bukuroshja polake që u zgjodh “Miss Bota 2022”

Karolina Biewleska nga Polonia u bë Miss Bota e 70-të pasi ajo fitoi kurorën në mëngjesin e së enjtes.

Vendi i dytë është Miss-i nga Amerika ndërkaq që Afrika zuri vendin e tretë me bukuroshen nga Bregu i Fildishtë, Olivia Yace, shkruan “BBC”.

“Kur më thirrën emrin tim, unë jam shokuar. Unë ende nuk besoj se jam. Jam e nderuar të vesh “Miss World Crown” dhe nuk mund të pres për të shkuar në punë”, tha Karolina.

Ajo aktualisht studion për Masterin e saj në Menaxhim dhe dëshiron të vazhdojë doktoraturën pas përfundimit të saj.

Karolina thotë se është e apasionuar pas punës vullnetare në të cilën është përfshirë.