Presidenti Ademi uron Armand Dukën për mandatin e ri në krye të FSHF-së

Sot janë zhvilluar punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, ku Armand Duka është rizgjedhur president i këtij institucioni për herë të gjashtë. Ai fitoi në garë me dy kandidatët e tjerë, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha. Duka u rizgjodh me shumicë votash, ku nga 43 delegatë votues, fitoi 37 vota. I pranishëm në asamble ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili edhe e ka uruar z.Duka për mandatin e tij të ri.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju përcjell urimet më të mira dhe më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si president i FSHF-së. Mbështetja që gëzoni në komunitetin sportiv në Shqipëri, kontributi dhe vizioni juaj në transformimin e futbollit shqiptar ndër vite si dhe prezantimi juaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, dëshmojnë punën tuaj të drejtë dhe kjo na bën të ndihemi krenar me të arriturat e përgjithshme të futbollit në Shqipëri dhe jo vetëm. Duke iu uruar edhe më shumë suksese në të ardhmen dhe duke iu garantuar bashkëpunim të sinqertë e vëllazëror edhe në vitet që na presin, ju dëshiroj punë të mbarë dhe shëndet në mandatin e ri katërvjeçar”, ka uruar presidenti Ademi.