Raporti 24-orësh i MSH-së: 32 të infektuar, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përgjatë 24-orëve të fundit, janë infektuar 32 qytetarë me virusin koronavirus.

Në raportin e përditshëm të MSH-së, thuhet se nuk ka pasur asnjë rast vdekje si pasojë e komplikimeve të Covid-19.

Njoftimi i plotë:

12 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ️Nga 1.005 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 81 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 748.