Qytetarët janë mëse të shqetësuar lidhur me zhvillimet në vend, e që prekin pikërisht gjendjen e tyre ekonomike.
Qytetarët të cilët vazhdojnë të jetojnë me paga jashtëzakonisht të ulëta, e disa prej tyre pa asnjë vend pune po përballen me çmime astronomike në produktet elementare ushqimore.
Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike si dhe në derivate, qytetarëve po u servohet edhe vaj në çmim të jashtëzakonshëm.
Nga 1.60 cent sa ishte ditë më parë, tani një litër vaj kushton hiç më pak se 3 euro e 49 cent.
E ky çmim përpos që është shqetësuese, po dëmton jashtëzakonisht qytetarët.
Shumë prej rafteve në markete janë zbrazur nga frika e rritjes së çmimit edhe më të madh. E nga inspektorati nuk ka pasur ende asnjë deklarim nëse ndokush nga marketet që ka bërë këto rritje çmimesh pa asnjë arsye është gjobitur.
E lidhur me gjithë këtë, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova ka çmimin më të lartë në botë sa i përket vajit ushqimor.
Kurti duke mos u marr me ndonjë vendim lidhur me këtë gjendje, nisi të merret me një cent në mesin të çmimit 1.49 cent dhe 1.50 cent.
“Po të ishte çmimi 3.50 do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishmen por nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, deklaroi Kurti.
Poashtu ai tha se ka stoqe të mjaftueshme me vaj edhe për tre muaj të tjerë dhe se qytetarët nuk kanë nevojë për panik.