Për herë të parë pas daljes nga “BBV”, Einxhel flet për lidhjen me Dagzin

Einxhel dhe Dj Dagz u krijuan si çift në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

E tashmë kur ka përfunduar ky reality show, ata vazhdojnë ende krah njëri tjetrit.

Së fundi Einxhel ka folur për lidhjen me Dagzin pas daljes nga “BBV”.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Einxhel foli dhe për Dagz.

“Ndonjëherë mendoj që është shumë gjë e mirë që ne të dy jemi njohur aty brenda, sepse jashtë do ishte më e vështirë me këtë tipin tim.”, tha ajo.

Kujtojmë se lidhja e dyshes nuk nisi menjëherë, teksa dukej se ishte Einxhel ajo që në fillim nuk dëshironte të krijonte lidhje brenda shtëpisë së “BBV”.

“Personi që do penalizohej më shumë nga kjo lidhje ishte DAGZ dhe kjo ndodhi. Shtëpia nuk e kishte nominuar kurrë deri kur u lidh me mua… Banorët mendojnë që kur këta janë bashkë, e bëjnë lojën dyshe.”, shtoi ndër të tjera ajo.