Legjenda e futbollit e Kosovës, Kujtim Shala, me vëmendje është duke i përcjellë zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës, sidomos luftën që po bëhet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Shala e thotë hapur, se të mirin nuk e dojnë dhe e luftojnë.
“Të mirin askush nuk e do.
Me Agim Ademin nuk keni shans askush, edhe pse jam realist”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Shala i takon gjeneratës së artë të Prishtinës (1984-1988), ish futbollist i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Dinamos së Zagrebit, skuadrave të njohura gjermane e franceze.
Po ashtu Shala është shqiptari i parë nga Kosova, që iu përgjigj Kombëtares së Kroacisë, ende pa u shpërbë ish Jugosllavia, duke luajtur me 17 tetor të vitit 1990 ndaj SHBA-ve, miqësore që u zhvillua në ‘Maksimir’ të Zagrebit dhe u fitua nga kroatët me rezultat 2:1. Ndeshje që hallakati serbët e ish jugosllavët, duke mbetur të shtangur nga zhvillimi i kësaj sfide.