Zelensky: Fëmijët po vdesin nga dehidrimi në qytetin e bllokuar nga rusët

Fëmijët kanë vdekur nga dehidrimi në një qytet të bllokuar nga rusët.

Kjo është bërë e ditur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky në një fjalim të bërë mëngjesin e sotëm tha se fëmijët kishin humbur jetën në Mariupol.

Qyteti është bombarduar rëndë nga predhat ruse dhe është rrethuar për më shumë se një javë, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

“Okupatorët duan që njerëzit tanë të vdesin. Neve na premtuan për korridoret humanitare, por rusët vrasin njerëz që përpiqen të evakuohen”, tha ai.

Përpjekjet për të evakuuar njerëzit në Mariupol këtë fundjavë u ndërprenë kur bombardimet e korridoreve humanitare vazhduan.

Ndryshe sot është dita e 13 me radhë që kur filloi agresioni rus në Ukrainë.

Gjatë gjithë kësaj kohe humbën jetën shumë njerëz, u lënduan shumë të tjerë e gati 2 milionë njerëz janë larguar tashmë nga shteti i tyre.

Pavarësisht gjithë kësaj Rusia ka vazhduar agresionin mbi Ukrainën.

Mëngjesin e sotëm pati një sulm ajror ku vdiqën nëntë persona, dy prej tyre fëmijë.