“Fluturojnë” çmimet e naftës, por nuk pakësohet përdorimi i veturave në Prishtinë

Si asnjëherë më parë në ditët e fundit në Kosovë pati ngritje të çmimeve të derivateve.

Tashmë këto çmime kanë arritur në 1.62 cent për litër.

E pavarësisht situatës së krijuar e që pritet të vështirësohet edhe më tepër, qytetarët nuk kanë ndaluar për asnjë moment thuajse veturat.

Kolonë e gjatë ka qenë sot edhe në rrugën “Agim Ramadani”, pavarësisht rritjes së çmimeve.

Edhe pse dje në disa anë të Prishtinës është vërejtur prani më e vogël e veturave në qarkullim e sipër, duket se mëngjesi i sotëm ishte sërish i njëjtë.

Duhet përkujtuar që ngritja e çmimeve të derivateve veçse është paralajmëruar të rritet edhe më tepër.