Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë, me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Takimi vjen pasi Rusia po vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë.
Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara dhe se kryeqyteti Kiev mund të përballet me një sulm të gjithanshëm, raporton BBC.
Duhet shtuar se, takime të tjera tashmë janë zhvilluar mes dy vendeve, por që delegacionet nuk kanë qenë të këtij niveli të lartë përfaqësuesish.
Takimet e mëparshme mes delegacioneve të të dy vendeve nuk kanë dhënë ndonjë rezultat për t’i dhënë fund luftës, megjithatë, një marrëveshje mes tyre ishte arritur.
Marrëveshja ishte për të krijuar korridor të sigurt, në mënyrë që civilët të largohen lirshëm nga zonat e luftës, por që edhe kjo marrëveshje ka dështuar të implementohet.