Një numër firmash perëndimore po tërhiqen nga Rusia, ose të paktën po ndalojnë punën e tyre atje – me “Zara” që sapo njoftoi se po mbyll më shumë se 500 dyqane.
Më herët të shtunën, qeveria ruse akuzoi Perëndimin për përfshirje në “banditizëm ekonomik” – dhe paralajmëroi se Moska do t’i përgjigjet veprimeve të saj, shkruan BBC.
Komentet u bënë nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov – i cili nuk specifikoi se cila mund të ishte përgjigja, por tha se do të ishte në përputhje me interesat ruse.
Kërcënimi vjen pasi qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, BE-së dhe SHBA-së vendosën sanksione të gjera kundër institucioneve ruse dhe miliarderëve që mendohet se janë afër Presidentit Putin.
Por Peskov tha se “Rusia është shumë e madhe për t’u izoluar – pasi bota është “shumë më e madhe se vetëm SHBA-ja dhe Evropa”.