Komuna e Prishtinës anulon testimin e alarmit nesër

Komuna e Prishtinës e ka anuluar testimin e alarmit nesër, për shkak se do të mbahet manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shëtitoren e Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se, për shkak se nesër, të shtunën më 5 mars, do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës, Komuna anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik”, thuhet në njoftim.

Për nesër Komuna e Prishtinës pati paraparë testimin e Sistemit të Alarmit Publik, dy herë nga 30 sekonda.