U tha se kanë prishur miqësinë pas daljes nga BB VIP, Monika sqaron raportin që ka me Arjolën

Shumë miqësi dhe lidhje dashurie janë krijuar gjatë rrugëtimit të banorëve në Big Brother VIP.

Por, pavarësisht kësaj, disa prej tyre pas daljes nga shtëpia e famshme janë distancuar me njëri-tjetrin duke mos patur një marrëdhënie të njëjtë si ajo që kishin brenda BB VIP.

Megjithatë e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe me aktoret Arjola Demiri dhe Monika Lubonja, të cilat krijuan një shoqëri dhe ishin të afërta gjatë rrugëtimit të tyre brenda shtëpisë së famshme.

Ky raport i tyre, ndonëse u tha se nuk vazhdon të jetë i njëjtë, kjo u mohuan nga Monika e cila u përfshi në debatin e Arjoles me Antonelën në puntaten e post Big Brother VIP.

E pyetur nëse ka shoqëri me Arjolën, Monika u shpreh se ato të dyja kanë marrëdhënie shumë të mira dhe aktorja tropojane mbetet një nga mikeshat e saj.