“S’ka rikthim” Beatrixë rrëfen për herë të parë pse u nda me Donaldin: Më tha…

Beatrix flet për herë të parë për ndarjen nga Donaldi.

Këngëtarja nga Kosova Beatrix Ramosaj ka treguar përse u nda nga aktori Donald Veshaj menjëherë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Me anë të një Instastory, të cilën e fshiu më pas, ajo shpjegonte se Donaldi e kishte fajësuar për humbjen. Po ashtu paralajmrëoi të gjithë fansat e aktorit se ai ishte ndryshe nga çfarë shfaqej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mgid

“Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e kani parë storyn tim të fundit në Instagram, dhe Po, u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndjerë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi. Nuk e pata përkrahjen e juaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha “humbjen e kam nga ty”… Unë besoj që të gjithë ju morët atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person gjykuat. Dashuri dhe mirësi për ju,”-shkruan këngëtarja në rrjetet e saj.