Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës: 198 ukrainas të vrarë deri më tani

198 ukrainas të vrarë deri më tani, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Viktor Lyashko.

Ai tha se në këtë numër ka të përfshirë edhe fëmijë, raporton BBC.

Tutje, ai u shpreh se deri më tani janë plagosur 1 mijë 115 persona, në mesin e tyre edhe 33 fëmijë.