Liderët e Gjermanisë, Polonisë dhe Lituanisë mblidhen për të sanksionuar Rusinë

Liderët e Polonisë, Lituanisë dhe Gjermanisë, do të takohen në Berlin të shtunën për të diskutuar sanksionet kundër Rusisë, ka thënë zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller.

“Me iniciativën e kryeministrit Morawiecki një takim do të mbahet sot. Kryeministri polak bashkë me atë të Lituanisë do të bisedojnë me kancelarin gjerman”, ka shkruar ai.

“Bashkimi Evropian duhet urgjent të miratojë paketën e sanksioneve të ashpra kundër Rusisë”.

Nuk dihet ora kur mbahet takimi.