Veshjet nga materiali i lëkurës janë në trend edhe në vitin 2022, dhe këtë e kanë dëshmuar edhe Kim Kardashian dhe Julia Fox që kanë zgjedhur kostume të ngjashme për Javën e Modës në Milano.
Themeluesja e “Skims” doli në metropolin italian e veshur me një dukje të plotë latex nga Avellano, duke aksesuar këmishën e saj të zezë me pantallona të ngjashme, doreza dhe syze dielli “Prada” dhe çizme “Yeezy”.
Vetëm dy ditë më vonë, Julia Fox u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e Versaces me një veshje të ngjashëm nga lëkura nga shtëpia e famshme e modës, ndërsa dukej dominuese me një bluzë të zezë të prerë dhe minifund me rripa të hollë dhe tanga të ekspozuar.
Muza e “Uncut Gems” i përshtati veshjen e saj prej gome me doreza latex dhe çizme shkëlqyese, dhe madje riktheu grimin e theksuar në sy.
Dy ish-et më të fundit të reperit, Kanye West janë veshur ngjashme edhe disa herë, ato janë përshtatur me kostume të Alexander Wang, Jean Paul Gaultier, çizme Balenciaga dhe disa raste të tjera.
Të mërkurën (23 shkurt), ata madje zgjodhën veshje potuajse identike për të nisur shfaqjet e Milanos – Foxs me kostum nga “Diesel”, ndërsa Kardashian nga “Prada”.
Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, Julia i dha fund romancës disa javësh me ish-bashkëshortin e Kim, West.