Vetë pak kohë nga ndarja me Julia Fox, Kanye West është në lidhje të re dashurie.
Bëhet fjalë për Chaney Jones, e cila ngjan identike me Kim Kardashian dhe padyshim që nuk është një rastësi në këtë periudhë kur reperi nuk po pranon divorcin nga ylli televiziv.
Kanye u pa në Miami me të dashurën e tij të re teksa u ndalën në një dyqan të markës “Balenciaga” përpara se të hanin drekë.
Jones, 24 vjeçe, kishte veshur një veshje krejt të zezë, e karakterizuar nga getat dhe një bluzë e ngushtë, të cilat theksonin linjat e saj trupore.
Çifti u panë duke shetitur së bashku edhe në plazh, vetëm disa orë pasi Kim dorëzoi dokumentet e divorcit.