Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 68 pacientë janë duke u trajtuar në spitale dhe në QKUK.
Sipas SSHKUK-së, 53 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 6 pacientë në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 30 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit,5 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë.