Ndërron jetë Togeri i Policisë së Kosovës, Mustafë Bejiqi

Ka ndërruar jetë Togeri i Policisë së Kosovës, Mustafë Bejiqi.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës me anë të një postimi në Facebook.

Sindikata njofton se Bejiqi ka vdekur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Postimi i plotë:

Me rastin e vdekjes, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të zyrtarit policor Toger Mustafë Bejiqi, familjes, miqëve dhe gjithë pjestarëve të policisë Ju shprehim ngushllimet më të sinqerta! Sindikata e Policisë së Kosovës.