Ka ndërruar jetë Togeri i Policisë së Kosovës, Mustafë Bejiqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës me anë të një postimi në Facebook.
Sindikata njofton se Bejiqi ka vdekur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Postimi i plotë:
Me rastin e vdekjes, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të zyrtarit policor Toger Mustafë Bejiqi, familjes, miqëve dhe gjithë pjestarëve të policisë Ju shprehim ngushllimet më të sinqerta! Sindikata e Policisë së Kosovës.