Një zyrtarë policor ka vdekur dje në fshatin Zllatar, Prishtinë, pasi që ishte qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga një mashkull kosovar gjatë një ndeje.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Siç bëhet e ditur nga Policia, prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar.