Vdekje e dyshimtë në Kaçanik, gruaja dërgohet pa shenja jete në spital

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Kaçanik.

Policia ka njoftuar se në emergjencën e Ferizajt ishte dërguar pa shenja jete viktima femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Detaje tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë.