Blogerja Sara Berisha, Dj Pm dhe Dj Dagz, ishin tre ish konkurrentët e edicionit të parë të “Big Brother Vip”.Ata u pëlqyen e u admiruan shumë nga publiku, e sidomos atëherë kur dolën nga shtëpia.
Blogerja dhe Dj Pm, krijuan një lidhje dashurie sa ishin brenda shtëpisë por kjo dashuri si duket u bë edhe më e madhe kur ata u larguan dhe vazhduan jetën e tyre larg kamerave.
Ndërkaq ajo që ka rënë në sy së fundmi është një foto që ka postuar Sara në Instastory-in e saj ku shihen të tre bashkë, dhe po duken shumë bukur.