Rob Kardashian i ka dhënë fund betejës së tij ligjore shumëvjeçare me Blac Chyna.
Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” paraqiti dokumentet për të hedhur poshtë padinë e tij për sulm kundër Blac Chyna për hir të vajzës së tyre që u miratua nga gjykatësi i rastit.
“Dashuria ime për Dream e tejkalon shumë dëshirën time për të vazhduar me pretendimet e mia kundër nënës së saj në një gjyq publik”, tha Kardashian në një deklaratë të premten (18 shkurt).
“Tani që gjykata ka vendosur se ka prova të mjaftueshme për të garantuar një gjyq nga juria për pretendimin tim për sulm, për hir të vajzës sonë, unë po e hedh poshtë veprimin dhe po fokusohem në marrëdhënien time bashkëprindërore me Chyna-n”, tha tutje ai.
Kjo vjen pasi një gjykatës refuzoi kërkesën e Kardashian për të shtyrë fillimin e gjyqit, i cili ishte planifikuar të fillonte javën e ardhshme.
Kardashian e paditi Chynan në shtator të 2017 për sulm, duke pretenduar se ajo u përpoq ta mbyste atë me një kordon karikues iPhone nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.
34-vjeçari, tha se ai ishte në gjendje të shpëtonte, por pretendoi se ajo e goditi vazhdimisht në fytyrë dhe në kokë, shkruan PageSix.
Kardashian pretendoi se ai pësoi lëndime në qafë, të cilat më vonë i dokumentoi në rrjetet sociale. Chyna, 33, ka mohuar akuzat e ish-të fejuarit të saj.
Në mbrojtje të Kardashian pritej të paraqitej edhe i dashuri prej kohësh i Kris Jenner, Corey Gamble.
“Të njëjtët dy miq të Robit refuzuan të paraqiteshin në depozitimin e tyre për të vendosur pretendimet e tyre në procesverbal,” tha avokatja e Chyna, Lynne Ciani, në një deklaratë për Page Six në atë kohë.
Në anën tjetër, avokatja e Chyna, Lynne Ciani deklaroi se ajo ka prova që e dëshmojnë të kundërten e akuzave.
“Chyna ka prova video që Rob nuk kishte asnjë shenjë apo gërvishtje mbi të pas sulmit të supozuar – sepse nuk kishte asnjë sulm. Chyna është gati për ditën e saj në gjykatë për të pastruar emrin e saj”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, Rob ka paraqitur dokumente gjyqësore në përpjekje për të shtyrë përsëri gjyqin e tij kundër Chynas dhe kjo sipas avokates së saj sepse donte të njolloste emrin e ish-partneres së tij.
“Rob Kardashian duhet të kishte menduar për vajzën e tij Dream përpara se të paraqiste padinë e tij për sulm me qëllim të keq dhe të pabazë. Rob ka kërkuar të përdorë pasurinë dhe fuqinë e tij nëpërmjet kësaj padie të bezdisshme për të njollosur Chynan si nënë dhe madje si qenie njerëzore për më shumë se katër vjet.
“Rob e hoqi dorë nga rasti në prag të gjyqit, jo sepse ai donte papritur të hiqte dorë nga çështja ‘për hir të vajzës së tij’, por sepse e dinte se sulmi dhe akuzat e tij kundër Chyna ishin të rreme”, thuhet tutje në deklaratën e Ciani.