Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se konkursi për drejtor të përgjithshëm të RTK-së do të jetë i hapur deri të hënën në ora 16:00.
Boletini më tej ka theksuar se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të jetë plotësisht transparet dhe do të bëhet në prani të monitoruesve nga shoqëria civile dhe sindikatat e RTK-së./Zëri
Postimi i plotë
Konkursi publik për drejtor të përgjithshëm të RTK-së, është i hapur deri të hënën (21.02.2022) në ora 16:00.I inkurajoj të gjithë të interesuarit, të cilët kanë përvojë në menaxhim që të aplikojnë për këtë pozitë shumë të rëndësishme për RTK-në. Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe vlerësimi i përformancës të secilit kandidat do të bëhet në prani të monitoruesve nga shoqëria civile dhe sindikatat e RTK-së.Bordi i RTK-së është i vendosur për ta zgjedhur kandidatin/en më të mirë mbi parimin e meritokracisë.Do të zgjidhet kandidati/ja më i mirë, i cili do ta paraqes qasjen e tij/saj lidhur me sfidat aktuale të RTK-së si dhe vizionin për zhvillimin e transmetuesit publik.