Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 123 pacientë me COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.
Gjithashtu SHSKUK ka bërë të ditur se me oksigjeno-terapi janë 85 pacientë.
Ndërkaq në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 54 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit,13 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë