Ditën e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës janë arrestuar pesë persona në Prizren.
Policia ka treguar se të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është inicuar procedurë për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.