Historia interesante e Kurtit në takimin me ministrin gjerman të Bujqësisë

Kryeministri Albin Kurti në ditën e dytë të pjesëmarrjes së tij në punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih ka takuar ministrin federal gjerman të Bujqësisë, Cem Oezdemir

Kurti ka shkruar se me Ozdemir ishin takuar në një simpozium në Greqi si opozitarë dhe pas katër vjetëve janë takuar sërish tani të dy në pushtet.

“Për herë të parë takova Cem Ozdemir në një simpozium në Greqi si dy deputetë opozitarë. Katër vjet më vonë të dy në pushtet, ne u takuam sërish dhe biseduam për agjendën tonë progresive. Diskutuam rëndësinë e bujqësisë në ekonominë tonë, ambientin dhe punësimin”, ka shkruar Kurti.