Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Të martën takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak në një postim në Twitter bën të ditur se kanë biseduar për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa njoftoi se takimi i radhës ndërmjet dy negociatorëve, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq do të mbahet të martën.

“I gëzuar të fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti…Ne patën një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë, në takimin e së martës ndërmjet kryenegociatorëve të dy vendeve”, tha Lajçak.

Ndryshe, edhe nga Zyra për media e kryeministrit Albin Kurti kanë njoftuar se takimit Kurti-Lajçak.

Në njoftim thuhet se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Mynih takoi Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri citohet të ketë thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel, për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Në njoftim thuhet se kryeministri theksoi vendosmërinë që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, të ngelen të pacenuara.