Amerika i tha mos ta lëshojë vendin, presidenti ukrainas shkon në Gjermani

Presidenti ukrainas, Zelensky nuk i ka ndryshuar planet e tij për të marrë pjesë personalisht në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha zyra e tij.

Në një deklaratë, zyra e tij tha se situata në lindje të Ukrainës “mbetet nën kontroll të plotë”.

“Volodymyr Zelenskyy pret marrëveshje konkrete në lidhje me dërgimin në vendin tonë të mbështetjes shtesë ushtarake dhe financiare”, tha zyra e tij, duke shtuar se ai do të kthehej në Kiev më vonë të shtunën.

Ku vendim i Zelenskyt vjen edhe pas thirrjes së SHBA-ve që ai mos ta lëshojë vendin e tij pas rritjes së rrezikut për pushtimin rus.