Me siguri ky lajm nga Emily do ta mërzisë Ilir Shaqirin sonte në finale

Sonte do të mbahet finalja e madhe e reality show-t të famshëm “Big Brother VIP”, që i mbajti shqiptarët për katër muaj me radhë të fiksuar para ekranit.

Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel janë katër finalistët që kanë ndarë publikun në katër pjesë, teksa tifot në ditët e fundit janë të shumta.

Familjarët e kanë pritur me emocion ditën finale, për të qenë pranë finalistëve në ditën e fundit të rrugëtimit të tyre dhe për t’u takuar më në fund pas kaq shumë kohësh të ndarë.

Mirëpo, një lajm jo fort i mirë do t’i vijë sonte balerinit Ilir Shaqiri. Me siguri ai po pret që e bija Emily dhe bashkëshortja të vijnë sonte për të, por Emily ka treguar se nuk do të mundet të jetë e pranishme.

Kjo sepse është infektuar me Covid-19, siç ka treguar rezultati i testit.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në TikTok, ku i tregon ndjekësve se megjithëse ishte përgatitur, s’do të mund të vijë dot në Shqipëri.

Megjithatë, ajo do t’i japë të gjithë mbështetjen e saj të atit nga shtëpia, ndërsa pritet që mamaja e Emily-t dhe bashkëshortja e Ilirit të jetë e pranishme sonte në spektaklin e madh.