Tahiri: Osmani dhe Kurti abuzuan në Kuvend me Ditën e Pavarësisë

Besnik Tahiri i AAK-së tha se Presidentja dhe Kryeministri abuzuan me ditën e pavarësisë së Kosovës në Kuvend.

“Mos abuzo me ditën më të rëndësishme për një arritje shekullore të shtetit.

Ne erdhëm në sallë të gjithë, u përshendtëm me të gjithë, uruam të gjithë deputetët, ishte një ngjarje që meriton respekt, edhe pse nisi me 15 minuta vonesë, por nuk ishte asnjë moment që kjo ishte planifkuar.

Një seancë solemne u kthye në seancë abuzimi e komunikimi politik”, ka thënë, ai.