Prishtinasi sulmon seksualisht një grua në autobus, policia e çon në mbajtje

Policia ka arrestuar një person i cili e ka sulmuar seksualisht një grua në autobus.

Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Sulm seksual-Prishtinë 16.02.2022 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në autobus kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.