Klinika e Pediatrisë ka sqaruar rastin e vdekjes së një fëmije 9-vjeçar.
Përmes një komunikate për media thuhet se fëmija fillimisht ishte pranuar në Repartin Covid-19, për shkak se ka rezultuar pozitiv për COVID.
Pas ekzaminimeve shtesë është vërtetuar se 9-vjeçarja ka sëmundje të rëndë akute dhe për këtë, sipas tyre, janë njoftuar edhe prindërit.
“Më pëlqimin, aprovimin dhe nënshkrimin e prindërve, fëmiu fillon terapinë dhe trajtimin e nevojshëm.
Klinika e Pediatrisë sqaron se nuk ka pasur neglizhencë në trajtimin e fëmiut. Për çdo veprim, analizë, procedurë diagnostike dhe fillimin e terapisë për sëmundjen e rëndë akute janë njoftuar prindërit, është marrë pëlqimi dhe nënshkrimi i tyre”, thuhet në njoftimin e Klinikës.
Tashmë, bëhet e ditur se janë në pritje të rezultatit nga Mjekësisë Ligjore.
“Klinika e Pediatrisë, do të ofrojë gjithë bashkëpunimimin e nevojshëm për hulumtimin e rastit nga organet kompetente”, thuhet tutje në njoftim.