Pas ngritjes së flamurit në oborrin e Qeverisë nga liderët shtetëror, disa parashutistë vullnetar u panë mbi qiellin e Prishtinës.
Parashutistët valëvisnin në vete dy flamujt, atë kombëtar dhe shtetëror.
Ky spektakël me flamuj, po bëhet në kuadër të aktiviteteve festive për 14-vjetorin e pavarësisë.
Në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë solemne për nder të ditëlindjes së 14 të pavarësisë së Kosovës.
E në orën 12:00 në sheshin “Nënë Terëza” do të bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.