Anembanë vendit sot po shënohet 14 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Duke filluar nga orët e para të mëngjesit kjo datë është shënuar me organizime të ndryshme.
Pak më parë ka përfunduar edhe parakalimi i ushtarëve të FSK-së si dhe Policisë së Kosovës.
E qytetarë të shumtë u mblodhën edhe sot për të parë këtë parakalim, por edhe për të festuar në sheshet e Prishtinës.
E padyshim aty nuk munguan as daullet e muzika, e dikush nuk hezitoi as t’ia nis valles.