Ndonëse nuk arriti dot finalen duke i shkuar shumë pranë, Monika ka qenë padyshim një nga banorrt më dinamike dhe ka dhuruar shumë spektakël në këtë edicioni të parë të “Big Brother VIP”. Lidhur me të gjithë rrugëtimin e saj emocionues, Monika foli ditën e sotme në “Pardon My French” përballë Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros ku padiskutim u vu re forca që ajo ka shfaqur edhe gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.
Unë gjithmonë e kam thënë që do futesha gjithnjë në debate të forta, se për debate të thjeshta nuk e shikoja veten. Debat i fortë ka qenë Semi-Fifi, momenti i historisë së Ilirit mbi temën e tradhëtisë dhe për mënyrën si ata filluan ta gjykonin Ilirin dhe unë thashë mos të fusim histori nga jashtë, mos të lëndojmë njerëzit që nuk i përkasin kësaj shtëpie dhe të bëheshim më të ndjeshëm.
Por si e kanë përjetuar familjarët e Monikës këtë eksperiencë emocionuese? Siç është vënë re dy nga njerëzit e saj më të shtrenjtë ishin pikërisht mamaja dhe vajza, dhe ditën e sotme ajo tregoi se ato e pritën shumë mirë dhe me krenari pas daljes nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri.
Mami ishte krenare, më ka puthur shumë. Më tha: “Më janë dukur ditët e pritjes si ato ditë kur prisnim babin të dilte nga burgu”. Ndërsa, Tea më ka çuditur. Ajo është shumë kritike dhe ne jemi shumë të kundërta në natyrë. Tea është e përmbajtur, analizon veprimet e veta, ndërsa unë ia lë çastit. Për herë të parë Tea më është hedhur dhe më tha që është krenare për mua. Gjëja e parë që më tha ishte: “Mami jam krenare që jam vajza jote.”
Gjithashtu, Monika tregoi se ajo që i mungon më së shumti nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” janë të qeshurat dhe lojërat, teksa u shpreh se kishte momente të tilla që ajo harronte moshën e saj..
Kur jam futur fillimisht nuk e kam menduar finalen. Më vonë nga kushtet e qëndrimit, nga mesazhet që doja të dërgoja që shumë njerëz mund t’i keqinterpretojnë. Të jesh një grua me një karrierë dhe të bësh gjëra që ndonjëherë janë të paragjykuara për moshën time, doja të jepja një mesazh që nuk ka gjë më të bukur se kur gruaja është e çliruar. Përkundrazi, unë mendoj që me përvojën, eksperiencat të shijojnë më shumë. Unë kam dashur të jem në finale për të kujtuar dhe për të qenë në një “Big Brother Vip Albania” një grua që theu shumë tabu, pati shumë atmosfera të ndryshme në atë shtëpi, bëri një jetë sociale me të gjithë, u kënaq dhe krijoi dinamika të ndryshme. Për këtë gjë e desha shumë finalen, për të thënë që një grua në moshën time mund të jetë në finale.
Por cilat ishin tre kulminacionet e këtij rrugëtimi në aspektin pozitiv?!
Për mua kanë qenë tre pika shumë të forta dhe shumë të bukura që i kam përjetuar si fëmijë, ishte kur erdhi DAGZ dhe PM. PM ka qenë pjesa më e bukuru e rrugëtimit tim përveç se të dhuronte humore, të përqafonte, por ishte nga ata djem që thoshte nuk kam ardhur këtu për t’u përlyer. Kjo tregonte karakterin e PM.
Moment tjetër ka qenë çastete e trembjes…Pika tjetër shumë e bukur që nuk kam për ta harruar asnjëherë është momenti kru ne ishim në pishinë dhe Donaldi krejt papritur më kap dhe më thotë tani drejtohu Elgititi dhe Romeos për këngën dhe thuaji që do një kiëngë. Tahshë po duhen lekë dhe ai më tha që të them fjalët se janë të gjithë sy vesh… Unë kam patur edhe me Ilirin shumë momente të bukura.