Leonora Jakupi e zbulon për herë të parë se ka qenë në listë të zezë të Serbisë

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi  ka fplur për projektet që ka sjellë për ndër të 14 vjetorit të Pavarësisë.

Ajo më tepër u ndal në këngën e saj të re “Komandant”, e cila bëri bujë të madhe edhe në Serbi duke u cilësuar si “skandal”.

Jakupi tregoi se nuk ka qenë asnjëherë në Serbi dhe se më herët ka qenë në listë të zezë të këtij shteti.

Për futjen e saj në listën e zezë të Serbisë, ajo thotë se nuk e di arsyen.

“Nuk kam qenë asnjëherë. Fillimisht nuk kam çfarë lypi atje. Edhe me dashtë me shku, një kohë kam qenë në listën e zezë të tyre. E kam marr vesh shumë vonë. Nuk e kisha ditë derisa e kam pas një ftesë për një koncert në Preshevë dhe pas një javë dite më thirrën dhe më than që je në listën e zezë. Unë nuk e kam ditur sepse s’kam pasur nga ta marrë atë informacion”.

Ajo tha se e kanë thirrur pas katër vitesh duke i thënë së është larguar nga lista e zezë.