Kurti: Të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e vendit me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka theksuar se teksa kremtojmë e festojmë, nuk ka se si të mos i kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit e pavarësinë e vendit.

Tutje ai shtoi se të gjithë ata që punuan e luftuan kanë lënë gjurmë të pashlyeshme prandaj u jemi falënderues dhe mirënjohës të gjithëve.