Kompania shqiptaro-amerikano Tafingo që vepron në SHBA dhe Kosovë, ka mbuluar billbordet e Amerikes me urimin për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo ka siguruar billborde në autostradën më të frekuentuar në Amerikë I-95 që niset nga Boston e mbaron në shtetin Floridës, për të uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe për të promovuar shtetin e Kosovës tek miliona amerikanë që udhëtojnë në këtë rrugë çdo ditë.
HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY, këtë mbishkrim dhe figurën e Komandantit legjendar Adem Jashari, amerikanët do e shohin për një javë anë e mbanë Amerikës.
Në prononcim për media staffi Tafingos ka deklaruar se kjo është një mënyrë e mirë për ta promovuar Kosovën pranë popullit Amerikan!