Dy artistet e famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë uruar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në një video të postuar nga Ministria e Kulturës.
“Gjithçka e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë na bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë”, ka thënë Dua Lipa.
“Përshëndetje, unë jam Rita Ora. Urime Dita e Pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë. Ka aq shumë domethënie për ne, shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme”, u shpreh Rita Ora.
Përveç kësaj dyshe, në videon e MK-së, Pavarësinë e uroi edhe xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, regjistroja Blerta Basholli, regjisori Sami Karahoda e skitarja Kiana Kryeziu.