Deputetja e LDK-së kritikon kryeministrin Kurti: Kujt i shërben ky njeri?

Deputetja nga radhët e LDK-së Vlora Dumoshi ka zgjedhur sot të kritikojë kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Dumoshi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në vend që sot në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo datë t’i bashkojë të gjithë, sipas saj, Kurti ka zgjedhur të sulmojë opozitën e qytetarët.

“Kujt i shërben ky njeri”, ka thënë Dumoshi ndër të tjerash.

“Në vend që kjo datë të na bashkoj të gjithëve, Kurti zgjedh të sulmoj mediat, analistët, opozitën dhe gjithë qytetarë e Kosovës. Me të drejtë shtrohet pyetja: Kujt i shërben ky njeri?!!!”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

Mgid