Sot janë regjistruar 5 viktima dhe 411 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Rastet e reja dolën pas testimit të 3 mijë e 820 mostrave.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve paraprake 2 mijë e 582 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa numri i rasteve aktive është 6 mijë e 509.
Në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1 mijë 275 doza të vaksinës kundër koronavirusit./